Kuvendi nesër mban debat parlamentar.

0

                        Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të debatojnë të hënën në një seancë të jashtëzakonshme mbi paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.Debati parlamentar vjen pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se do të shqyrtojë tarifat e energjisë elektrike, në bazë të kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes KEDS dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike KESCO.ZRRE javën e kaluar ka dalë me propozime për çmimet e rrymës. Ajo i ka ndarë konsumatorët në pesë kategori: A, B, C, D, E.Nëse jeni në kategorinë A, nëse gjatë një muaji shpenzoni 300 kilovatë orë energji elektrike, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 18.87 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 20.40 euro. por me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë – 18.87 euro.Nëse jeni në kategorinë B apo gjatë një muaji shpenzoni 450 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 27.37 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 29.66 euro, por me subvencionim nga Qeveria, ajo mbetet e njëjtë – 27.37 euro.Nëse jeni në kategorinë C, që do të thotë se për një muaj shpenzoni 600 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 35.86 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 38.92 euro, por me subvencionim ajo mbetet e njëjtë – 35.86 euro.Nëse jeni në kategorinë D, nëse gjatë muajit shpenzoni 800 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës është 47.19 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 74.17 euro. por me subvencionim ajo do të jetë 59.50 euro.Ndërsa për kategorinë E, që do të thotë se gjatë muajit shpenzoni 1000 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 58.52 euro. ZRRE ka propozuar që kjo faturë të rritet në 109.42 euro. por me subvencionim ajo do të jetë 83.14 euro.Sipas ZRRE-së, rritja prek vetëm dy kategori të amvisërive D dhe E, përkatësisht qytetarët që shpenzojnë mbi 800, përkatësisht mbi 1000 kilovatë.Propozimi i ZRRE-së aktualisht është në konsultim publik. Në rast se propozimi miratohet ashtu siç është, fatura e muajit shkurt do t’iu shkojë konsumatorëve me rritje.Partitë opozitare në seancën e Kuvendit të mbajtur të enjten e kaluar, kanë ngritur shqetësim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.AAK-ja propozoi një projekt-rezolutë përmes së cilës kërkohej që të mos ketë ngritje të çmimeve, por ajo nuk u miratua pasi nuk gjeti edhe mbështetjen e Vetëvendosjes që ka numrin më të madhe të deputetëve në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *