Çaste poetike me poeten:Ildije Xhemali
DASMAT E PADËGJUARA
———————————-
*Prindërve që i nisën bijtë e tyre
nga e gjithë bota si luftëtarë të Lirisë*
Të gjithë ne i pëlqejmë dasmat
Jashtë qenies tonë, udhë gëzimit
Por ka dasma që i admirojmë
Me nderim i përulemi Heroizmit
Jam fare e vogël para Nënave
Që n’ vend t’ kostumit t’ dhëndërris’
Me atë dashuri, me atë kujdes
Bij’ve u veshën uniformën e ushtris’
Shokë dhe bijë të Adem Jasharit
Banonin në trualllin e larë me gjak
Me jetët e tyre lartësuan Altarin
E Lirisë, nuk duhen harruar aspak.
Dhe jasht’ Kosovës jetonin dhëndurrët
Nëpër gjithë Botën, jetën rregulluar
Por piskamën e Lokes kur dëgjuan
Gjithçka braktisën, n’ front u rrjeshtuan
Bekimin i morën Babës dhe Nanës
Jeta, pa Kosovën s’kishte kuptim
Puthjen i dhanë djalit dhe vajzës
Si për dasëm u nisēn pa tundim.
Nuk pati asnjëri ak-marrëveshje
Nuk u plotësua asnjë protokoll
Dy ishi rrugët: Jetë a Vdekje
Mbi to vetëm Fati vendos kontroll.
, Për këtë përvjetor
Duke ardhë me Drinin plak shkëmbyem ca fjalë
I kerkova gurit të më fali udhëtimin mij’ra vjeçar
I kerkova drurit sekretin e gjelbërimit nga toka marrë
I kerkova shkëmbit qëndresën ndaj stuhisë përballë
Ua kerkova t’ia fal KOMBIT tim të lashtë
I kerkova SHQIPONJËS mbi krahë të më marrë
KOSOVËS së lirë t’i shëtis anë e mbanë
I kerkova pran’verës para kohe me ardhë
Me lule të mbuloj çdo pllakë e varr
Me pala flamuri të shëroj të dëshmorëve plagë
I kerkova Hënës, për k’to ditë, bukurinë e saj
Edhe Diellit i kerkova shkëlqimin e zjarrtë
I kerkova qiellit hapsirën e paanë
T’ua dhuroj juve vëllezër, të mi kosovar
Iu luta SHQIPONJËS për sytë largpamës
ARDHMËRINË të shohin qartë politikanët tanë
Iu luta KRIJUESIT që bekimin të na jap
Jo më veç e veç, por të gjithë bashkë