Ndahet nga jeta veterani dhe invalidi i UÇK-së nga Zhuri, Ilmi Kurtaj

0

                 Familjarë të  invalidit të  UÇK-së   saktësisht i  vëllai Hajri Kuratj  sot, ka bërë  publik  se është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Zhuri i Prizrenit, Ilmi Kurtaj. Ilmi  Kurtaj ishte plagosur në betejën e njohur të  Gorozhupit në vitin 1999, aty  ku  brigada 128 e  Zonës  Operative e  Pashtrikut  me komandant Ruzhdi Saramati  zhvilluan betejën e  ashpër  për vdekje a liri. Pikërisht në këtë  betejë të  lavdishme  Ilmi Kuratj mori plagë të rënda. Përderisa shëndeti kohëve të fundit ju kishte rënduar si rezultat i plagëve të marra.  Epopeja e Gorozhupit, ishte një  betejë  ku Brigada 128-të e UÇK-së pati sulmuar forcat e mëdha serbe në kufirin shqiptaro-shqiptarë, që po terrorizonin popullin shqiptar të Kosovës, duke i dhënë kështu një goditje të fuqishme okupatorit serb . Brigada  128 , me  betejat në malet e Pashtrikut, i dhanë goditjen e fundit okupatorit të egër, fal sakrificës sublime të të gjithë luftëtarëve të Lirisë. Pjesë e lavdisë të kësaj Epopeje të lavdishme të UÇK-së, ishte edhe Ilmi Kuratj  i cili  nga aty  u bë  edhe invalid  lufte , sepse  kjo brigadë  i dha  grusht të  fortë  armikut të egër  që ëndrrat shekullore të Popullit tonë të jetësohen me çlirimin e Kosovës. Pas  shumë krajateve  jetësore dhe  një  përkeqësimi të shëndetit  sot,  u nda nga  jeta  ish  invalidi dhe  një atdhetari i përkushtuar  i Kosovës Ilmi Kurtaj. Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër . Kurse  shumë  shokë e bashkëluftëtarë  sot kanë shprehur dhembje e  kujtime të shumta  nga  lufta.  /Rtv Besa/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *