Zëdhënësi i policisë Vesel Gashi, njofton për dy aksidente komunikacioni
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren,Vesel Gashi, njofton për dy aksidente komunikacioni të ndodhura gjatë ditës së sotme . Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën ‘’Veseli Clark’’ ku për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dy automjete kanë bërë ndeshje dhe me këtë rast një person ka marrë lëndime të lehta trupore. Lidhur me këtë rast po merret njësia për hetime për aksidente në komunikacion. Kurse në orët e pasdites edhe në rrugën ‘’Zahir Pajaziti’ në zebër është aksidentuar një person. I lënduari është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Qendrën e Emergjencës në spitalin Prizrenit dhe tashmë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë aksident njofton zëdhënësi Vesel Gashi për Rtv Besa/. transmeton /qendrapress.com/