Sot është arritur që të pajtohen dy familje.

0

                      Familja Kryeziu nga Medveci i Prizrenit ia fali gjakun familjes Gashi nga fshati Sopniq, Komuna e Rahovecit. Njoftimin e ka bërë  të njohur Kuvendari dhe veprimtari i Përdrinisë  Qemal Krasniqi. Ai në  faqen e tij të Fb ka paraqitur dëshmi të këtij pajtimi Rasti ka ndodhur me 18 korrik 2021, në një aksident në komunikacioni, i cili ndodhi afër Fabrikës se Bllokave në Landovicë, ku për pasojë mbet e vdekur, Sonita Kryeziu 22 vjeqe,.Kurse pas një punë  inventive të disa pleqve të urtë dhe Qemal Krasniqi kjo familje sot ka shtri dorën e pajtimit. Ai shkruan ‘’Sot, me përkushtimin tim maksimal, dhe me ndihmën e Kryeplakut Ymer Morina dhe Haxhi Shefki Krasniqi arritëm t’a bëjmë pajtimin në mes Familjes Kryeziu dhe asaj Gashi . Këto familje e shtrin dorën e pajtimit njëra tjetrës .Pra, familja Kryeziu nga Medveci i Prizrenit,përkundër dhimbjes se madhe, fali gjakun familjes Gashi nga fsh. Sopniq Komuna e Rahovecit. Këto familje kanë patur aksident me datë 18 korrik 2021,dhe për pasoj ka mbetur e vdekur Sonita Kryeziu 22 vjeç ,dhe ishin lënduar rënd katër persona te tjerë. Me këtë rast falënderojmë Familjen Kryeziu ,që n’a nderoi angazhimin tonë disa muajsh ,dhe që e nderoi veten dhe familjen Gashi. Familjeve në fjalë ,tani e tutje i dëshirojmë shëndet ,dhe vetëm të mira në jetë !’’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *