Reportazh nga fshatrat e Përdrinisë, mrizat e bagëtive ishin edhe vendshërim

0

Udhëkryqet e mrizave shëronin dikur sëmundjen e tokës dhe memcëllëkun

            
          Shërimi i sëmundjeve në forma popullore  është një  lloj besëtytnie. Pra është besimi (bindja) se disa ngjarje të veçanta ndodhin në një mënyrë që nuk mund të sqarohen (shpjegohen) nga arsyeja apo shkenca; bindja që, ngjarjet e tilla sjellin fat të keq apo te mire, Shpjegimi fillestar i bestytënive, është se ato konsiderohen si besimet e një natyre të paarsyeshme, por, pavarësisht kësaj, mjaft ndikuese në veprimtarinë dhe sjelljen e përvetësuar të individëve që i besojnë ato dhe i “binden” atyre. Besimi në këto besueshmëri të paarsyeshme, pa pasur ndonjë lidhje shkakore, shpesh është lidhur me mangësitë në arsimim, por kjo e fundit jo gjithmonë përbën shkak. Besëtytnitë, të cilat ndryshojnë shumë nga njëri vend në tjetrin, tregohen zakonisht me një ndjenjë përçmuese.

, Në  shumë fshatra të Përdrinisë në udhëkryq mrizash shëroheshin fëmijët
    Shpjegimi i tyre shpesh bazohet në lidhjet e tyre me fenë, magjinë, studimin e folklorit. Sipas fesë islame dhe asaj të krishterë, besëtytnitë janë devijime, jo reale të cilat shpiken nga mendja e njeriut. E keqja, sipas tyre, njeriut i vjen nga vetja,ndërsa e mira dhe dënimi nga Zoti. Data si 13 dhe njëkohësisht ditë e premte- Konsiderohet ters nëse rastis të kombinohen të dyja këto ditë. Për supersticiozët, kur të dyja bëhen bashkë, duhen shmangur lëvizjet, të shtyhen planet dhe punët që mund të kesh.Megjithatë edhe vetë numri 13  konsiderohet  ters, ose dita e martë .Mirëpo, plaka  Adile  Thaçi /tani e ndjerë/tregonte se si pikërisht ditëve të martave pra në ditën e “mortit: siq  quhej shpesh kjo ditë në shumë fshatra të Përdrinisë së në ; Landovicë, Piranë  Serbicë, Zojë ,Randobravë e Krushë,gratë që i kishin fëmijët e tyre më sëmundje toke , duke aluduar në  eplepsi  i nxirrnin pak pa lind  dielli në udhëkryqe  të mrizave, aty kur vinin bagëtia, fëmijët  nga  frika ata”përftonin”  edhe pse ata “përftonin” ata  vinin në vetë, Kështu shëroheshin sëmundjet e tokës, pastaj fëmijët që nuk flisnin, Nga  frika kur ata  mbetnin mes bagëtive nga të qarit shpesh edhe flisnin duke bërtitur “o nanë” apo ndonjë  fjalë tjëtër dhe  nga  aty fillonin të  flisnin.

Mest/ Shëroheshin edhe të tjerët nëse në këtë udhëkryqe e bënin një natë gjumë
             Kurse Maxhun  Gashi,/tani i ndejrë/ tregon se këto sëmundje janë shëruar shumë edhe në urë të Rogovës, Atje te trapi sepse aty ka pasur shpesh raste kur  i shëronin  sëmundje  të fëmijëve. Por plaku Gashi,  tregon se ka pasur raste në fshatra të Përdrinisë  edhe në Has që në udhëkrye të mrizave të shërohen edhe të   rriturit nëse aty bënë një natë  gjumë. Kjo ai e shpjegon se nata në  udhëkryqe mrizash  kishte një  besim në vete  ngase aty kur skalonin pos  bagëtisë , bije fjala  me  qerre  dikush, Andaj ata aty  në  ëndërrimet e tyre  edhe mund të vuanin një natë, por sëmundja u kalonte. Kështu tregon ai kishte ndëgjuar se një plak në fshatin  Zojz  mes ” Lisave të Zojzit”  të  fshatit Zojz dhe tek arat e”Pas kishës: afër Piranës, aty ishte edhe rrugë e njohur edhe si rruga e “govedarit” kështu e quanin atëbotë  loparin që ruante  bagëtinë e fshatit.Asllan Gashi nga  ky fshta tregon se  kishte   shumë  histori kjo rrugë  Paskishës,  kështu  quhet  ky lokacion  Ata  aty i qonin njerëzit dhe aty shëroheshin thuhet nga disa zana ku dikush  ngriehej natën dhe ju jepte një ibrik ujë, Nëse  atë  ujë  e pinin të sëmurit shëroheshin, por nëse iu dilte gjumi dhe nuk arrin ta pinë atë ujë. Ata nuk shëroheshin dhe pas një kohë tek ata persona  vinte vdekja,Këto si tregime që  dikur shërbenin si mjekësi popullore sepse doktorr as që kishte, tregon ai , Po kështu pastaj ka edhe shumë tregime tjera që udhëkryqe mrizave kishin në  rëndësi  të konsideruar  për kohën që shërbimi si vend shërim, për kohën z, Gashi.
                  Q.THAÇI
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *