Reagon Behgjet Pacolli: Arrestimi i Molliqajt është i padrejtë

0

                        Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj.Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se ky arrestim sonte është i padrejtë dhe i panevojshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Ai ka shtuar se është i bindur që nëse Molliqaj do të kishte pasur ftesë do të lajmërohej vetë.“Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Unë jam i bindur se po të kishte ftesë Mollqaj vet do të lajmërohej aty ku do të ftohej”, ka shkruar Pacolli.Arrestimi i Molliqajt është bërë sonte para studiove të T7, para hyrjes së tij në emisionin “Pressing”.Kujtojmë se deri te arrestimi i Molliqajt ka ardhur shkak i protestës së organizuar nga PSD-ja të shtunën, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.Gjatë kësaj proteste, Molliqaj kishte goditur me shuplakë një zyrtar policor dhe që atëherë ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.Në këtë protestë, të pranishëm kanë qenë diku rreth 3 mijë qytetarë. /Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *