Çaste poetike me poetin ;Gafurr Bytyqi

0

 E BARDHA DHE E KUQJA

——————————–

 Sa vështroje yjet,të gjeje më yllin

Të gjeje se cili është Ylli polar

 Një yll ra n’fusha,tjetri mbi pyllin

E ti s’di se cilit t’i shkosh më parë.

Pastaj agon dita dhe sheh dy lule

 Një trëndafil dhe një dahli

Me ngjyrat e dyjave bëre ngjyrë vule

Gjithëkëtej e andej vulos çiltërsi.

Vuloske të çiltërtën në të bardhë

Vuloske të kuqen në zemër

E bardha ,e kuqja e bëjnë një radhë Atë radhën e më të ëmblit emër…

————————–

FRYMA

E P A R A P Ë R L E S H J E S…

—————————————

Nga ëmbëlsisht çmendur n’vesh të gërgëret…

Ti strukesh si i trembur kësaj halitije

Me të ngrohta fryme të thërret, këlthet

E, ti sheh dhe s’bëzan, ti i shtiruri hije…

S’bëzan ti i heshturi i zemërqeshur,

Tashmë thuajse i pushtuar hove-hovesh t’saj

Pas nazesh e nazesh fillon e p ë r l e s h u r’:

Në fusha të eros-luftës shpata vete vaj…

27.1.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *