Paralajmërohet rrezik nga ortekët borës në Kosovë.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se pas reshjeve të borës, të përcjella me erëra të forta, ka rrezik potencial të ortekëve në disa pjesë në zonat malore të vendit.Në njoftim bëhet e ditur se rreziku kryesor është në zonat mbipyjore, por ekziston rreziku edhe në zonat pyjore dhe ndërpyjore.“Kujdes Ortek! Pas reshjeve të fundit të borës të përcjellura me erëra të forta, disa pjesë në zonat malore të rajonit tonë kanë rrezik potencial për lëshimin e orteqeve. Sidomos faqet e drejtimeve gjeografike: perëndim, veri perëndim dhe disa drejtime të tjera që kanë qenë nën ndikimim e faktorëve të lartpërmendur”, thuhet në njoftim