5 viktima dhe 2.110 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në Kosovë.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 5 viktima nga COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 110 raste të reja të infektuara me këtë virus .Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:03 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.