Një i vdekur e 1,853 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0

                                      Një person ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19.Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 1,853 raste të reja, nga testimi i 9,253 të dyshuarve për koronavirus.Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 31,084.Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2,416 persona. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 807,383 persona ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 86,437 persona. Numri i dozave të vaksinave të administruara deri më tani në Kosovë është 1,789,127.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *