Prof dr Naim Dedushaj, një jetë të tërë në shërbim të lirisë së Kosovës

0

           Prof dr Naim Deduashaj fletë për punën e tij në SHBA dhe pas lufte ndihmesën për formimin e institucioneve të Kosovës. Prof Dr, për diplomaci dhe Marrëdhënie ndërkombëtare Naim Dedushaj , njëherit Drejtor ekzekutiv i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Naim Dedushaj, ka qenë njëri nga njerëzit që e ka nisur këtë iniciativë, e cila në vitin 2014, kur u titullua Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare. Ai ka thënë se potenciali i madh ekonomik i diasporës shqiptare ishte e domosdoshme që të bashkohet në një ombrellë, si mundësi e mirë për ta ndihmuar bizneset njëri tjetrin dhe viset shqiptare.“Mund të them se këtë formë të organizimit e kanë përdorur edhe hebrenjtë, e që ka rezultuar e suksesshme, e pse mos t’i adaptojmë edhe ne idetë  të cilat kanë funksionuar nëpër botë. Vlen të theksohet se ideja ka gjetur mbështetje nga Qeveria e Kosovës dhe atyre të trojeve shqiptare”, ka theksuar Dedushaj. Ai ka thënë ndonëse rrjeti ka filluar në Zvicër, tash është prezent në 25 shtete, në katër kontinente, ku ka sipas tij, mërgatë shqiptare, duke shkuar deri në Australi e Zelandë të Re, SHBA, Kanada, nëpër shtetet e Evropës dhe Turqi. Ai në intervistë  ka folur edhe  për veprimtarinë e lobit shqiptaro – amerikan në çështjen shqiptare në përgjithësi, por me theks të veçantë për kontributin e tij në sensibilizimin e  Kosovës   .Ai sot  ka treguar se ideja për këtë organizim ka filluar qysh në vitin e 90-ta, kohë kur ky kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Naimi  është  personaliteti i cili që nga viti 1991 kur ka shkuar në SHBA ku edhe ka qene udhëheqës i Zyrës së Kosovës atje duke sensibilizuar çështjen e Kosovës deri në faktin se të gjithë kongresistët amerikan e përkrahën intervenimin e NATO-së në Kosovë dhe angazhimi i tij i palodhur në këtë drejtim, Ai sot ka folur ekskluzivisht duke  shpjeguar nismën e tij dhe qëllimin se pse ai shkoi në SHBA dhe angazhimet qe i bëri atje .Kurse pas përfundimit të luftës në Kosovë ai ka bërë një punë e angazhim maksimal sa i përket edhe punës në formimin e institucioneve të rëndësishme të Kosovës deri tek themelimi edhe ministrisë se Punëve ët Brendshme pastaj atë të Diasporës dhe kështu me radhë . Kurse mesazhi i tij është plotë porosi se të gjithë bashkërisht duhet të luftojmë që Kosovën ta bëjmë të dashur për jetuar dhe se nga Kosova nuk duhet të shkojë askush jashtë, por këtu duhet ta zhvillojmë Kosovën duke punuar e duke e avancuar ekonomikisht për ta shëndrruar në një Kosovë stabile demokratike dhe te fuqishme ekonomikisht ka thënë  ai në  Prizren./www. qendrapress.com/

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *