4 të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë, 1.721 raste të reja
1.721 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa është raportuar edhe për 4 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 2.704 të shëruar në 24 orët e fundit. Dje janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 30.097.
Njoftimi i plotë:
05 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës. Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.