Deputeti i LVV-së i kthen paratë e shpenzimeve për karburante.

0

                        Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka kthyer paratë që iu kompensuan për shpenzimin e karburanteve.Ai këto para i ka dhënë për 10-vjeçrin Art Muçaj, të cilit i nevojiten 15 mijë euro, pasi i njëjti po trajtohet në  Turqi.Përkrahësi i LVV-së Blend Zymi ka publikuar fotografinë e transferit që Abrashi e ka bërë tek familja e 10-vjeçarit. Ai ka shtuar se krahas Abrashit edhe Adnan Rrustemi e Gramos Agusholli kanë kthyer paratë të cilat iu janë shpenzuar për karburante.Abrashi sipas shpenzimeve të publikuara nga buxheti i shtetit ka marrë 690 kompenzim për karburante në periudhën prej dy muajsh. Kurse Adnan Rrustemi ka shpenzuar 290 euro dhe Gramos Agusholli 630 euro.Familja e Artiti, i cili është edhe djali i zyrtarit të Policisë së Kosovës dje ka apeluar tek qytetarët që t’i ndihmojnë në sigurimin e të hollave për shërimin e djalit të tyre.

Top of Form

Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *