Reportazh nga Kalaja dhe shpella e Kabashit të Prizrenit
Njëri ndër fshatrat që në Prizren dikur është njohur për burrëri dhe besë e fjalë të mbajtur është Kabashi i Prizrenit. Ose ata siç ndryshe e quajnë vendin Kabashi i vendit .këtë vit komuna e Prizrenit ka ndarë 30 mijë euro që Kabashi të bëhet njëri nga pikat e destinimit turistikë të rëndësishëm . Por,ajo që duhet veçuar është edhe insistimi ynë që atje sa më parë të riaktivizojnë një pikë të moçme të valanicës,kurse atje ende vazhdojë njerëzit të besojnë”. Jo vetëm kaq .Fshati Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër. Shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtij vendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e më vonshme historike : në antikë,mesjetë,e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, si shpata,heshta, monedha, përkrenare ilire të periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtëlokalitet,ende të pa hulumtuar nga arkeologët. Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë iliro-dardane, dëshmojnë edhe toponimetdhe mikrotoponimet. Në fshat,gjindën themelet e bazilikave.:tregon arkelogu Shafi Gashi,Kabashët,që do të thotë territor, vend i pasur uji,kurse toponimi Korishë vjen nga fusha e gjërë pjellore rrëzë kodrave të Kabashit (korrishte), korrja e grurit, misrit dhe të lashtave të tjera. Edhe mikrotoponimet në këtë lokalitetit janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit,Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta,Mrizet,Firajë, Kodra e Madhe, Cukali,Gurishtë, Kalaishtë etj.tergon historinai Qazim Kabashi.Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit,ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë,manastiri i “Shën Pjetrit”, që në popullë njihet si “Kisha e Keqe” e periudhës paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes së Krishtit,që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra. Sipas gojëdhënës,thuhet se murgu shqiptar,Shën Pjetri,për të qëndruar sa më afër me perëndinë, këtë monument kulti e ndërton në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit.Mirëpo,këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në “Sveti Petar”. Në dokumentet serbe, ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit të XIV. Historiografia e falsifikuarserbe,të gjitha objektet e kultit,kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumentet si objekte serbe. Fshati Kabash ndahet në dy zona, në mëhallën e Gurit dhe mëhallën Zenelaj.
Kabashi edhe si zonë për besime besëtytnish
Sipas mr, Rexhë Ukaj,duke folur për Kabashin ai tregon se atje dikur pleqtë tregonin se njerëzit kanë besuar shumë në gurin e ajrin e Kabashit, Të gjithë të sëmurit që kanë pasur sëmundje të turbekulozit” siç është e njohur në popull”veremi” shkonin atje dhe shëroheshin ndoshta vetëm për një verë, Ajri i pastër uji i pastër dhe i begatë pastaj besimi i përkushtuar në të gjitha këta gur kan shëruar shumë sëmundje .Kurse edhe gratë që nuk arrinin të lindnin tregojnë pleqtë se shkonin atje dhe shëroheshin, Edhe kjo falë kushteve klimatike por, edhe falë respektit psikik se atje flejnë zanat e malit që shërojnë sëmundje të shumta njerëzore, plaku Adem Gashi tregon rastin se në Kabash bile sakët te e gëzuara ashtu siç e quan shpellën muze,”kam shkuar vetë me mbesën time dhe atje kemi qëndruar nja dhjetë ditë vere, beson pas tetë vitesh mbesa arriti të bëhet me fëmijë. Kurse atje unë kam dëgjuar shumë nga familja ime dhe kojshitë tanë se janë shëruar sëmundje si vesvesja, pastaj “veremi” e besa edhe sëmundjet e lëkurës. Ajo e gëzuemja është e fortë dhe nezër ska nevojë me ba më shumë se ndojë pulë e ta banë ndonjë havëll” dhe pastaj numrin se si i kishte dëgjuar me dhjetëra raste për shërimin e gurëve të shpellës që janë të shenjtë.
Q.THAÇI