E diela poetike me poeten; Bukurie Buçpapaj.

0
273364573_659427748731463_1738555900516265281_n

TITULLI: RËNKIM NË VARG…..

———————————–

Ç’ka me ju than, vllazën e motra shqiptarë,

Ulemi vet në tryezë me tradhtarë.

Kur mbas shpine godasin në befasi,

Atëherë, na bie n’mend për Shqipëni.

…………..

Ulemi në gjunjë më gjunjë me armiq,

Për dy lek, s’mendojmë hiç.

Jetojmë në dëm të interesit tonë,

Vetëm e vetëm, se duhet me kan “miku” i jonë.

………………..

Medet, ata mendojnë për karrige e fron,

Për ty e për m’u s’u bahet vonë.

Ky asht realiteti e k’ta na jena,

Nuk mendojmë për këto dhena.

………………

Se nga t’shkojmë ma nuk kena,

Në vende t’huaja na shkoj rinia.

Kemi mbet veç n’ pleq, n’gra, n’fëmi,

Boshatisun Kosovë, Shqipni.

…………….

Ku janë votrat e trojet tona,

Shkretue, zan me

ferra çdo prag.

Kjo tokë, që kur u kriju, asht e jona,

Na t’bijtë e shkatërruam pak e nga pak.

……………

Ani pse, për atë tokë u derdh gjak.

M’kukat amlokja n’fjalë e n’varg.

Bijë e malsisë, m’i gërmëzo dy fjalë,

Banu trimnesh e banu djalë.

……………..

Se shpirti i krijuesit asht i madh,

Dhimbjen teme m’a kthen n’varg.

Himni kombëtar mos me u harrue,

Sa të jetë jeta me u jetue.

……………..

Shqip me shkrujt,

e shqip me këndue.

………………

Bukurie Buçpapaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *