E diela poetike me poetin ;Sabit Rrustemi
RROKE NJI KANGË ME ATË SHARKI
—————————————————
( Rapsodit Agim Gashi, për dy botërat që i takojnë )
O rroke n’ dorë atë sharki,
E l’sho za prej Allamani,
Kohë e vrantë me pak shi,
Na rri sipër si tavani,
Me do derte që zihen n’ gji,
Sa herë k’nej sillet dushmani,
Po përpushë zi e ma zi,
Sa n’veri sa kah Junani…
Merre sharkinë e pak largomi
Këto m’rrola që lidhen ballit
Me za tëndin tej prapomi
Do sorrëshkina që lurojnë shpatit
Djeg’të e moçme n’ daç trazomi
Ato dallgë që shfryjnë prej mallit
Sall lotët e saj pak ndalomi
Zjarrmi i dhanë edhe malit
Krisja mik si prej qiellit
Me atë za si bubullima
Si agim që len’ prej diellit
Vraje dhimbtën me vetëtima
Për ata trimat q’i e zunë dekën,
Dhe atë hise n’ zemër t’ dheut
N’ kujtesë t’ kombit strehë gjetën
N’ aromë lirie ju kthyen atdheut
Kthjelli mendsh k’ta që mbetën
Tanë zgjanu e s’ po i ze dera
T’ i çelin sytë se besa ngelën
Ditë e natë nëpër tendera
I shkelën keq ato pika gjaku
Gurtë e moçëm të Dardanisë
Lamsh janë ba n’krye oxhakut
Lamsh kanë ba rendin e shpisë
Krisja e k’no se po m’ vlon koka
Për Dardaninë Kosovën tonë
Me farë t’ keqe s’ punohet toka
rrofsh e qofsh agim gjithmonë
( 30 Mars 2011 )