Kosovarët fuqia e tretë punëtore në Kroaci, këto janë shifrat.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka publikuar disa shifra që tregojnë se kosovarët janë fuqia e tretë punëtore në Kroaci.Selimi përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se kosovarët renditen pas serbëve dhe boshnjakëve.Sipas tij, bazuar në të dhëna zyrtare janë rreth 7900 kosovarë që punojnë në Kroaci.Edhe deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj, para dy ditësh ka njoftuar se qytetarët e Kosovës renditen në vendin e tretë sa i përket punëtorëve të huaj në Republikën e Kroacisë.Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se sipas të dhënave të fundit të MBP-së, gjatë vitit 2021, në Republikën e Kroacisë kanë qenë të punësuar 7 mijë e 912 shqiptarë nga Republika e Kosovës.Ndërkaq, siç njofton ajo, nga Shqipëria kanë qenë të punësuar 3 mijë e 719 punëtorë, të cilët zënë vendin e gjashtë sa i përket punësimit të të huajve në Kroaci.Më së shumti punëtorë të angazhuar në këtë vend nga shtetet e rajonit, kishte nga Bosnja e Hercegovina, pastaj nga Serbia, nga Kosova dhe fare në fund nga Shqipëria.