“I gjithë Tivari do të hidhet në ajër”, kërcënimi që shqetësoi qytetin shqiptar.

0

                      Një thirrje anonime në një radio lokale, ka ngritur alarmin në qytetin bregdetar të Malit të Zi, Tivar.Telefonuesi, sipas gazetës “Vijesti”, gjatë bisedës së shkurtër me punëtorët e “Radio Bar”, ka thënë se “nëse nuk e njoftoni policinë për eksplozivin, për 10 minuta i gjithë qyteti do të hidhet në ajër”.Sipas drejtoreshës së “Radio Bar”, ajo menjëherë ka njoftuar Policinë.Pjesëtarët e Policisë po kontrollojnë portin e Tivarit, që është më i madhi në Mal të Zi, nëse ka vërtetë eksploziv, shkruan tutje “Vijesti”.“Punëtorët e portit janë evakuuar, derisa policia të bëjë punën e saj”, shkruan tutje “Vijesti”.Tivari është qytet shqiptar, por e dminojnë malazezët e serbët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *