Paramendoni, në kulmin e verës (sezonës), kemi krizë, po ku janë muajt nëntor, dhjetor, janar e shkurt!?

0

   Hoxhë .Dr ,Orhan Bislimaj kryeimam i Prizrenit pasi këtyre ditëve po rritet numri me covid.Si mund të parandalohet kjo.A do të ndikon në shëndetin mendor të qytetarëve pos dëmeve të rënda në ekonomi?pohon-

1.“Tashmë, nuk ka dilemë se Covid-19 është një kërcënim serioz për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Në anën tjetër, kriza ekonomike, edhe ashtu e rënduar, po thellohet akoma më shumë. Shumë biznese, gati sa nuk janë mbyllur. Papunësia, tmerr! Pastaj, borxhet financiare, prej viteve të kaluara, mbeten stërngarkesë, e të tjera, e të tjera.

             2) Për më keq, e sipër të gjithave, nuk po duket një dritë e qartë në fund të tunelit. Kjo është shqetësuese. Ne e dijmë, disa shtete, kanë shkuar me masa të ashpëra, por ata e kanë mirëmbajtë mjaft mirë gjendjen sociale, ekonomike dhe shëndetësore. Tek ne, po shtrëngohen masat, por zgjidhja po mungon. Kjo qasje, e çon vendin drejt rrethit vicioz.

     Paramendoni, në kulmin e verës (sezonës), kemi krizë, po ku janë muajt nëntor, dhjetor, janar e shkurt!? Si do të mbijetojmë!?

Pastaj, mos të flasim edhe për sistemin e brishtë shëndetësor. Njerëzit, nuk kanë mundësi të blejnë medikamente.

Kjo gjendje e rëndë sociale e shëndetësore, pashmangshëm, prodhon tronditje. E, kur mbyllen rrugët e zgjidhjes, rritet gjendja e depresionit. Fatkeqësisht, këtë gjendje e kemi të gjithë, kush më pak e kush më shumë!

         3) Në këtë mes, ne duhet të shfrytëzojmë praktikat e shteteve serioze, në raport me masat kundër Covid-19. Ata, i kanë hequr kufizimet, por janë fokusuar te mbajtja e maskave dhe distancës sociale, si masa adekuate. Sepse,kjo pandemi pritet të zgjasë, andaj, duhet të gjejmë një mes të bashkëjetesës.

    Populli thotë ‘qari e zarari shkojnë bashkë’. Për mendimin tim, kjo është zgjidhja mesatare. Pra, duhet hequr kufizimet, natyrisht me përjashtime, por duhet shtrënguar maksimalisht mbajtjen e maskave dhe distancës sociale, si standard afatgjatë kundër pandemisë. Zoti na ndihmoftë!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *