Tërmet në Shqipëri.
Një tërmet është regjistruar gjatë mbrëmjes të së mërkurës në Shqipëri.Të dhënat e Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) bëjnë të ditur se ky tërmet ishte me magnitudë prej 3.2 shkallë të Rihterit.Sipas EMSC-së, epiqendra e tij ka qenë 37 km larg Elbasanit.Thellësia e këtij tërmeti ishte 2 km.Shqipëria gjatë muajit të kaluar ka regjistruar disa lëkundje me intensitete të ulëta.