4 të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë.

0

                   717 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovës, derisa është raportuar edhe për 4 të vdekur. Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 2.370 të shëruar në 24 orët e fundit. Dje janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 16.849.

Njoftimi i plotë:

10 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.797.661 doza të vaksinës.
Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 4 raste i vdekjes.
Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.
Në total numri i rasteve aktive është 16.849.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *