Gjermania njeh patentë shoferët e Kosovës
Në Gjermani, është bërë aprovimi i njohjes së patentë shoferëve të Kosovës në këtë shtet.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani i cili tha se ka kaluar propozimi për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Gjermani.
Sipas Ajetit, pro këtij propozimi kanë qenë 69 vota.
“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani.
Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Württemberg, z. Winfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar ai.