E diela poetike me poeten;Nasia Xhemalaj
S’MUNDEMI?!
————————
Ja humbëm fillin logjikës,
dhe ndërgjegjen e bëmë pis,
akuzojmë e fyejm njëri – tjetrin kur s’duhet,
dhe kur duhet, buzëve zinxhirë.
Dritën e shpresës po humbim,
dhe kjo ndodh zakonisht,
sepse një dorë kemi shtrirë si lypsat e gjorë,
dhe një këmbë, se ngremë dot nga moçali i ndyrë.
__________________________________
E SOTMJA ME FYTYRËN E TË DJESHMES.
——————————————-
E lamë të djeshmen në kujtesë të tretet,
i kënduam kur s’duhej kënduar,
i duartrokitëm lavditë e rreme pa ditur përse,
udhëheqësit i bëmë Zota, Perëndi,
vuajtjen në kudhër të durimit kalitëm,
të gjallë si të vdekur ishim mbi dhe.
Rrugëtonim me shpresën martire,
për dyzet vjetë e mbamë thëngjill të ndezur, në shpirt, në buzë,
dhe erdhi è ardhmja e ndritur,
me fytyrë të plakës kurvë. ————________________________