E diela poetike me penën e artë dhe brilante të;Gëzim Ajgeraj

0

Vegimet në epitafin e fund ditës

———————————————

Mallin e nisëm pak para se të pikonte terri

mbrëmja po zbret ngadal përtej dritares

dita ja numron rreshtat e fundit fletës alpike

asgjë për shënim as për eptaf s’pikoi sot

e mërkura iku e u bë ditë tregu buzë Lumbardhit

me pak aromë grilli na i mbushëlloi vegimet

dhe pak freski Sharri i dha mallit mbi ballë

miqëve të mi u pëcolli dhe shum përshëndetje

aty tek ura gurit nostalgjia frymoi thellë

e ngrohu shpirtin me aromën që po zbriste nga kalaja

dita e bë një çast e na i mbështolli dëshirat

malli me terrin ikën diku në kulla ndër Vërrina

neve na la të harruar pranë një dritare diku në Alpe

Shkurt, 2021, Zvicër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *