E diela poetike me poeten; Asja Mulgeci
SI M’U CIFLOSEN PRITJET
——————————————–
E pashë si m’u ciflosen pritjet mbi krye
E ciflat , m’gjakosen ftyrs
M’u shuen dritat e shpreses,
prej harresës
Siç shuhen nadjeve, yjet qiells!
Krahap ngriva, si curril akulli nën çati
Tue kqyr shtigjesh, kah shpirti pret
lumnis me notue
Dashta me besue n’vedi
Se nuk mundesh me u tretë ngjit reve
Pa shkla shpirtin tue m’përqafue …
Grindesha kot me naten
Tek rreshtoja gërmat, i baja fjalë,
N’cdo fundvargu t’kërkoja ty,
Mbas kanatash ngujue,
Mbshjellun çarçafëve t’bardhë
Duhams teme ndjeva…
Sikur ke ardh!
Ciflat u shndërruen n’sythe
Çelen e m’rrethuen trupit si lastar
Fundgushës vargnuem bukuronin
Shndrinin, bash si gjerdan me ar!
ASJA MULGECI