Lufta realitet apo ekzagjerim: Rrëfimi ndryshe i një shkrimtari që jeton në Kiev

0

                     Në hijen e luftës, romancieri ukrainas tregon se si qytetarët po përpiqen të jetojnë, punojnë dhe ruajnë shpresën.5 avionë u kthyen dje nga resortet egjiptiane në aeroportin Boryspil. Morën pasagjerë të rinj dhe u kthyen. Një avion fluturoi edhe nga resorti kuban Varadero, ku shoqja ime, botuesja Anetta Antonenko kishte pushuar së fundmi për 10 ditë. Ukrainasit tashmë e kanë bërë zakon në dimër të ngrohen dhe të bëjnë banja dielli në Egjipt.Nuk e di se si ndihen duke fluturuar tani në klimat më të ngrohta. A marrin me vete dokumentet e pronës së tyre dhe gjithçka që qeveria ukrainase i këshilloi qytetarët e saj të vendosnin në një “valixhe urgjente”, së bashku me furnizimin me ushqim për dy ditë, një ndërrim të brendshmesh dhe dokumente personale? Në fakt, kontrollova uebsajtin e nisje/mbërritjeve sepse ambasada britanike i dërgoi një email gruas sime angleze me një paralajmërim se ajo dhe fëmijët duhet të largohen teksa ka fluturime komerciale. Nëse qëndrojnë, nuk duhet të llogarisin për ndihmën e ambasadës. Unë nuk jam britanik, jam shtetas i Ukrainës. Askush nuk më dërgon email duke kërkuar që të largohem sa më shpejt të jetë e mundur.Gruaja ime vendosi të qëndrojë. Siç bënë djemtë tanë Theo dhe Anton, të cilët nuk duan të shkojnë askund. Më i madhi, Theo, punon në një studio filmash animacioni dhe së fundmi ka nënshkruar një kontratë deri në fund të majit. Antoni është 19 vjeç dhe pret pranverën për të rregulluar një makinë sovjetike Moskvich të vitit 1974, të cilën e bleu një vit më parë për 800 dollarë.

Në dy ditët e fundit, ka pasur shumë deklarata nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia dhe vende të tjera që njoftojnë se pothuajse të gjithë diplomatët po largohen nga Ukraina, pasi ka informacione se lufta, përfshirë bombardimet e qyteteve, mund të fillojnë në 48 orët e ardhshme.

Por përderisa avionët fluturojnë, unë jam i qetë. Jo vetëm kaq, unë dhe gruaja ime do të shkojmë në darkë me ambasadorin e Brazilit sonte. Brazili nuk ka bërë ende asnjë njoftim.Miku im më tha që duhet të mbajmë një sy nga ambasada kineze. Sapo të shpallë evakuimin e punonjësve të saj, atëherë kërcënimi i luftës duhet marrë seriozisht. Rusia do të paralajmërojë patjetër Kinën përpara se të bombardojë Kievin. Ata tani janë partnerë strategjikë.Për momentin, ambasada kineze hesht.Miqtë tanë të ngushtë, një çift i moshuar japonezo-francez janë në të njëjtën mendje. Ata kanë jetuar në Kiev për një kohë të gjatë dhe kanë blerë dy apartamente të mëdha në qendër. Njërën e japin me qira, tjetrën për banim, siç është zakoni me shumë nga të huajt që janë shpërngulur në Ukrainë. Ata gjithashtu nuk duan të shkojnë askund.Barometri i luftës në Kiev janë kursi i këmbimit dhe deklaratat e presidentit, Volodymyr Zelensky. Nëse dollari dhe euro rriten ndjeshëm kundrejt hryvnia (monedha ukrainase) atëherë lufta ka ardhur edhe më afër. Sot dollari dhe euro janë rritur më shumë se zakonisht. Në të vërtetë, javët e fundit kanë qenë në këtë nivel dhe madje edhe më të shtrenjta. Çmimi i benzinës tashmë është rritur ndjeshëm, por është ende më e lirë se në Mbretërinë e Bashkuar.Zelensky siguroi përsëri ukrainasit dhe tha se gjithçka ishte nën kontroll. Ai ka akuzuar vazhdimisht politikanët perëndimorë për ekzagjerim të rrezikut të një sulmi rus, megjithëse pas fjalimeve të tij, ndihem sikur ai e minimizon kërcënimin.Unë jam një nga shumë ukrainasit që duhet të shkëmbejmë rregullisht euro dhe dollarë për të paguar faturat e jetesës dhe të shërbimeve. Të ardhurat e mia kryesore vijnë nga shitja e librave jashtë vendit. Një javë më parë shkova në zyrën e këmbimit, ku norma është zakonisht shumë e mirë. Një djalë i ri po qëndronte në dritaren e këmbimit dhe po shkëmbente disa pako me kartëmonedha 100-dollarëshe në hryvnia.M’u afrua një punonjës dhe më tha: “Ky klient ka një shumë të madhe, arkëtari do të jetë i zënë për një kohë të gjatë. Sa doni të shkëmbeni?”“100 dollarë,” – u përgjigja.“Tanya, më jep kusurin e vogël, për 100 dollarë!” – bërtiti ai.Duke futur hryvniat në xhep dola jashtë dhe për herë të parë mendova për faktin se 100 dollarë nuk do të thotë shumë në Ukrainë. Çmimet në vend prej kohësh janë bërë evropiane, ndërsa pagat dhe pensionet e zakonshme kanë mbetur kryesisht post-sovjetike.Shumica e fqinjëve të mi në fshat marrin një pension prej pak më shumë se 100 dollarësh në muaj. Por ata zakonisht kanë rezerva të mëdha perimesh dhe ushqimesh të konservuara në bodrum. Megjithatë, nëpunësit civilë në Kiev marrin paga mijëra dollarë në muaj. Ata jetojnë në një realitet tjetër. Tani të dyja këto realitete janë nën kërcënim. Nën kërcënimin e luftës.Dje vura re se pika e këmbimit ku ndërrova para një ditë ishte mbyllur. U zhduk. Nuk ishte më, por aty pranë ka edhe disa pika të tjera këmbimi. Për sa kohë që bankat dhe zyrat e këmbimit janë të hapura, mund të jeni relativisht të qetë.Sot, miku im më ftoi mua dhe gruan time në një nga restorantet më të mira në Kiev për ditëlindjen e tij. Ajo organizohet të shtunën e ardhshme, më 19 shkurt. A do të thotë kjo se nuk do të ketë luftë deri më 19 shkurt? Unë vërtet shpresoj kështu. Kam humbur shumë për shkak të pandemisë – udhëtimet jashtë vendit, festivale dhe ekspozita librash dhe gjithashtu, sepse kemi nevojë për kënaqësi siç janë darkat në restorante. Nuk do të doja të humbisja përsëri gjithçka, këtë herë për shkak të luftës.Është kaq e çuditshme të mendosh se e gjithë bota tani varet nga ajo që mund të ndodhë në kokën e një njeriu të vetëm, të plakur.*Andrey Yuryevich Kurkov ka lindur më 23 prill 1961 në Leningrad, (BRSS). Tani është një romancier ukrainas dhe një opinionit i pavarur që shkruan në rusisht. Ai është autor i 19 romaneve, 9 librave për fëmijë dhe rreth 20 skenarëve për dokumentarë dhe filma televizivë. Puna e tij është përkthyer në 37 gjuhë dhe është botuar në 65 vende të botës./lapsi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *