Përmirësohet moti, temperaturat shkojnë deri në 15 gradë
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë mot relativisht të ngrohtë.Sipas IHMK-së, nesër pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes.