130 deputetët (dishepujt) e Parlamentit të Kosovës –shkruan ;Prof.Mrs Arif Kabashi

0

                         Përpjekjet për shtet ndërtimin e Kosovës janë të hershme. Duke mos hyrë në kronologji të largët, do të ndalem te historia më e re e tridhjetë viteve të fundit, kur 99% e popullit të Kosovës u mobilizua për krijimin e institucioneve të pavarura. Zgjedhjet për parlamentin e Kosovës të vitit 1992 ishin organizuar në rrethana të okupimit ushtarako-policor nga Serbia. Këto zgjedhje u pasuan pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990, dhe miratimit të Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik më 7 shtator 1990, pas të cilit akt deputetët e 2 Korrikut dhe të 7 Shtatorit për tju ikur arrestimeve u shpërndanë kush kah mundi. Organizimi i zgjedhjeve të 24 Majit 1992 për ta funksionalizuar një parlament të vetshpërndar më herët, u prit me entuziazëm të pa parë nga populli i Kosovës. Të gjithë ata vullnetarë e aktivistë të organizimit të zgjedhjeve për Parlamentin e Kosovës, që njëherit ishin edhe zgjedhje për kryetarin e Kosovës u mobilizuan që në asnjë rrethanë të mos dështojë votimi i parë i lirë në historinë e Kosovës. Edhe më të gatshëm u treguan 130 deputetët e parlamentit të par pluralist të Kosovës. Këta deputetë e dinin se nuk kishin asnjë privilegj të deputetëve të një shteti të pavarur (siç i kanë këta sot). Privilegj i vetëm i tyre në rrethanat e pushtimit ishte marrja e përgjegjësive për bërjen e shtetit të Kosovës me mjete paqësore. Nga këto përgjegjësi ata 130 deputetë mund të kishin privilegjin e veçante të jenë të ftuarit në biseda informative në stacionet e policisë serbe, privilegj do ta kishin dajakun në ato stacione famëkeqe, privilegj do ti kishin dënimet shumë vjeçare dhe torturat nëpër burgjet e Serbisë. Dhe me vetëdije ishin të gatëm ti merrnin të gjitha kto,,PRIVILEGJE”, vetëm për të realizuar një kauzë shekullore- Pavarësinë e Kosovës. Pa fajin e ktyre 130 deputetëve, ky parlament nuk u funksionalizuarë kurrë. Shumë nga këta deputet në vitet në vazhdim mblodhën nënshkrime për tu aktivizuar dhe funksionalizuar Kuvendin, por një gjë e tillë nuk ndodhi në emër të ,,ruajtjes së paqes.” Sot mundë të spekulohet gjithçka, por një që dihet, duhet të thuhet: Deputetët e zgjedhjeve të vitit 1992 me vetëdije ishin të gatshëm të sakrifikoheshin në emër të një kauze kombëtare, siq u sakrifikuan Dishepujt e Krishtit në emër të një kauze fetare/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *