Komandanti i BondSteelit shkoi sot në xhami për xhuma

0

                  Duart i shtrëngojnë e pritja i bëhet e veçantë. Është hera e parë që koloneli amerikan, Mathew Di Nenna vizitoi xhaminë “Bedri A. Kamberi”, ku imam është Labinot Maliqi.Di Nena foli për marrëdhëniet SHBA-Kosovë, për të cilat theksoi se janë të forcuara. “Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie që është krijuar brenda një kohe, kur më falënderoni mua, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë, atëherë kjo tregon që është një marrëdhënie e mirë e përbashkët, njëri nuk mundet pa tjetrin”, tha ai për televizionin publik. Imami Labinot Maliqi tha se SHBA-ja është aleati më i fuqishëm i Kosovës.“Pa mbështetjen tuaj, nuk do ta kishim as pavarësinë, as lirinë ndoshta as mundësinë që ta përkujtojmë dhe kremtojmë 14 vjetorin e pavarësisë së Losovës, prandaj falënderoj Zotin shumë që iu ka dërguar”, tha në anën tjetër imami. Amerikanit iu dha mirënjohje, e besimtarët e mirëpritën vizitën e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *