U caktohet paraburgimi gjashtë të arrestuarve në laboratorin e drogës në Suharekë

0

                                    Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit gjashtë të dyshuarve në laboratorin e drogës në Suharekë, shkruan Gazeta Express.Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.“Nga data e pavërtetuar e deri me datë 16.02.2022, pa autorizim, kanë kultivuar bimën e hashashit, shkurres së kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikeve ose substancave psikotropike, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me njëri – tjetrin kanë kultivuar bimën narkotike brenda një objekti që ka shërbyer si mulli në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, dhe atë në katin e 7-të, ashtu që me datë 16.02.2022, rreth orës 14:15 minuta, me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit, në objektin e cekur është zbuluar vendi ku bëhej kultivimi i bimës narkotike, pajisjet dhe materialet për kultivimin e bimës narkotike si dhe rreth 32 kg, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte në procesin e tharjes, si dhe 2059 saksi – vazo, që kishin të mbjellura bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa, e po ashtu në vendin e ngjarjes janë zënë në flagrancë të gjithë të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj gjashtë (6) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Prizren, 18 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.03.2022, ndaj të pandehurve A.R., M.V., E.M., F.M., A.M., E.D., për shkak të dyshimit zë bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:Nga data e pavërtetuar e deri me datë 16.02.2022, pa autorizim, kanë kultivuar bimën e hashashit, shkurres së kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikeve ose substancave psikotropike, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me njëri – tjetrin kanë kultivuar bimën narkotike brenda një objekti që ka shërbyer si mulli në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, dhe atë në katin e 7-të, ashtu që me datë 16.02.2022, rreth orës 14:15 minuta, me rastin e ekzekutimit të urdhër kontrollit, në objektin e cekur është zbuluar vendi ku bëhej kultivimi i bimës narkotike, pajisjet dhe materialet për kultivimin e bimës narkotike si dhe rreth 32 kg, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila ishte në procesin e tharjes, si dhe 2059 saksi – vazo, që kishin të mbjellura bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa, e po ashtu në vendin e ngjarjes janë zënë në flagrancë të gjithë të pandehurit.Po ashtu, të pandehurit e lartcekur, pa autorizim kanë poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrimit për shitje, substancën të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuanë, të shpallur me ligj si narkotik, të cilat i kanë siguruar nga kultivimi i bimës narkotike, të siguruara në rrethana të përshkruara si më lartë, e të cilën substancë e kanë ofruar për shitje apo shpërndarje personave të tjerë tani për tani të pa identifikuar.Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, si dhe faktin se prezenca e të pandehurve në këët procedurë është siguruar në mënyrë të dhunshme nga ana e Policisë së Kosovës, dhe me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku se të njëjtit mund të ipen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, dhe do të pamundësojnë zhvillimin e rregullt të kësaj procedurë penale.Gjithashtu, duke marrë parasysh peshën e veprave penale, rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer këto vepra penale, respektivisht të pandehurit dyshohen se kanë kultivuar e transportuar shitur e shpërndarë substanca narkotike në pesha të mëdha, gjithashtu duke pasur parasysh rrezikshmërinë e veprave panel, Gjykata ka ardhur në përfundim që masa e paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë është e arsyeshme dhe e domosdoshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *