Reportazh nga dy fshatrat e boshatisura me shpresën e kthimit
Lezi dhe Kushtendili me dy banorë blegtorë
——————————————————————-
Lezin e Vërrnit që nga paslufta sa herë ta vizitosh vështirë do ta kesh për pasur ndonjë risi për ta dalluar në shkrimin e ndonjë reportazhi,sepse atje jeta vendnumëron. Pos,kësaj radhe,ishte një përparisi,sepse atje dikur duhej të shkohej në një rrugë gjarpërore e të paasfaltuar,kurse tani krejt në afërsi kishte shkuar asfalti. Por, jo deri në brendi të Lezit. Lidhur me këtë mungesë për disa qindra metra që nuk është shtruar asfalti, Isa Berisha, ish banorë i këtij fshati reagon ashpër. Dikur e njihnin njerëzit për shkak të burrave trima të fjalës dhe për shkak të Tyrbes së atjeshme që i kanë besuar shumë kosovar nga çdo cep i Kosovës. Larg nga Prizreni 23 kilometra,që dikur ishte vështirë të shkohej në rrugë gjarpërore e tani deri në afërsi të pesë kilometrave të këtij fshati është asfaltuar rruga Thellë në fshatin Lezë tani e 20 vite mbijetojnë vetëm dy banorë dhe pak bagëti,tani dy bashkëshortët Bahtjar e Gjylnaze Berisha, masin hallin e tyre dhe kujtojnë dikur zhurmat e shumë fëmijëve dhe shumë banorëve që kishte Lezi i tyre që shumë e duan dhe përkushtimisht janë të lidhur me këtë fshat edhe pse nuk kanë pasardhës të tyre. Zonja e shtëpisë Gjylnaze Berisha, pohon se me rreth 160 frymë bagëti mundohemi të jetojmë mes këtyre maleve. Tash verës këtu jetohet mirë sepse ka shumë burime të ujit, por këtu dimri është kijamet” shprehet ajo. Lezi dikur ishte fshati i shumë banorëve dhe numrit të atyre banorëve të thuash çdo ditë u shtohej numri edhe nga vizitorë të shumtë që vizitonin Tyrben e Lezit, tani e 20 vite janë vetëm ata dy banorë. Derisa fshati në afërsi Kushtendili është boshatisur i tërë dhe ka mbetur pa asnjë banorë me shumë shtëpi që nuk shfrytëzohen as gjatë verës.Në këto dy fshtra dikur dasmat bëheshin me nga një javë të gjata edhe vdekjet e kishin rendin, tani ikën të thuash të gjithë në Prizren edhe qytete tjera. Atje kanë mbetur vetëm shtëpitë e thata në Kushnin siç ai quajnë Kushetendilin Burim Shala, nga ky fshat, Ka shtëpi që janë ndërtuar paslufte, por, ikën njerëzit prej atje, Toka nuk është tokë bukanike, por , është tokë e mirë për të pasur bagëti shpjegon ai.”Ky fshat tregon se tashmë duke pa rrethanat e këtushme kushtet e atjeshme për blegtori pa na bënë me sy. Andaj, janë disa të rinjë nga ky fshat në Itali, që po e planifikojnë rikthimin atje.Nëse merret ndonjë qëndrim që atje të jetohet unë do të mendojë vetë të jem atje e ndonjë fermë tha ai”. Dëshirë Berisha, nga ku fshat tregon se tani e dy vite atje lezjanët i falin Bajramet dhe e frymojnë këtë fshat, Unë s’di ende që dikush ka shprehur dëshirën që do të rikthet atje. Por,e di saktë se të rinjët e kërkim fshati nuk do ta hartojmë këtë fshat”,shprehet ai për “Kosova sot” .Ai pastaj vazhdon se atje dihet se ka kushtet të mira për zhvillimin e bletarisë dhe blegtorisë,është njëri ndër fshtrat që ka shumë kroje dhe që nuk shkatërrojnë kurrë. Nga pleqtë kam ndëgjuar një legjendë për ato kroje.” Thuhet dikur moti zanate malit kishin banorë përtej bjeshkës së Lezit,por, atje dielli nuk i rezonte si duhet dhe një ditë kryezana tha se duhet të gjehmë një vend më të mirë më ujë të pastër e kroje që nuk shterrojën, Thuhet se kanë kërkuar ndër shtatë bjeshkë dhe së fundi kishin vendosur që të jetojnë aty sepse krojet nuk shteronin .Zanat janë vajza me bukuri të rrallë dhe forcë të mbinatyrshme që jetonin me nektar lulesh,nektari ishte pija e perëndive të Olimpit. Vendbanimi i tyre bjeshkët. Gojëdhëna thotë se zanat ishin vajzat të cilat vdisnin të pa martuara. Këndonin e vallëzonin nëpër bjeshkë bashkë me zogjtë. Skena ku ato mund të shfaqeshin të shiheshin nga të tjerët por. edhe të prekeshin ishin krojet. Nëse dikush mbërrinte të prekte një të tillë, ndërsa ato kriheshin flokët zhag për tokë),herët në mëngjes, e prekura e humbte përjetësinë, kthehej në grua të bindëshme të zakonëshme ndërkohë që nëse nuk do të mbërrije ta prekje zana e tentuar hakmerrej për frikën e shkaktuar. Ato laheshin nëpër kroje gjatë natës dhe kalimtari i mirë duhej të kollitej me t`iu afruar krojeve për tu dhënë kohë zanave për tu larë e për tu larguar. Sepse vendet e pasura me kroje thuhet se kishin edhe më shumë zana.
Lezi dikur fshat i lavdisë fshat që dimrit luheshin lojëra të shumta si ajo e kapuçave deri në mëngjes.Kurse verës ishte fshat i dasmave. Tani s’ka lojëra s’ka as dasma, kanë lapidar përkujtimi, Tyrben e njohur anekënd Kosovës dhe vetminë aktuale. Lezi dikur ishte një fshat I dalluar për Tyrben e Lezit, ku nga gjithë Kosova vinin për të fjetur një natë dhe luteshin për plleshmëri të nuseve të tyre. Lezi para luftë kishte 40 familje që jetonin. Atje kishte lindur komandant Xhevat Berisha, e komandant Salajdin Berisha dhe pesë dëshmorët tjerë të kombit.Disa nga banorët e Lezit e edhe të Kushtendilit duke pa se ajri i pastar i kësaj ane dhe krojet e pashtjerura dhe uji shumë i mirë, do të sjellin të rinjët kurbetqar që të mendojnë për atë fshat. Tash këtë vere u tha se janë mbledhur një numër i të rinjësh me punë të përkoshme jashtë dhe janë duke mednuar një projekt të kthimit atje në mos për asgjë tjeëer për shtëpi pushimi, Por, kishte edhe të atillë që për shembëlltyren e Xhevatit e Salajdinit e të tjerëve mendojë të jetojnë atje për frymën atdhetare të atre që kishin ër Kosovën,
Q,THAÇIBottom of Form