E diela poetike me poeten: Brixhilda Dede

0

MOS E VRI VETEN EDHE SOT

——————————————

Mos e vri veten edhe sot mik,

Çajin e mèngjesit do te lèsh tè ftohet.

Prit dhe pak mik,

eshte shpejt trupi te dekompozohet,

Vjeshta vonon te vijè,..

Shiko te marrèt si defrejnè,

Ujqèrit mengjezeve si gèdhijnè.

Pas nje rreze dielli kapu,

perendimin mbaj pishtar e zgjohu.

Çati uraganesh behu,

trendefilèt mbroji si gjakun.

Ne mundesh bèhu dallgè deti,

Rrufetè shuaji sè paku.

Mos vri veten dhe sot mik.

Nga ligeshti e botes helmuar.

Flakes se mbremjes nisja,

agu te vije i kulluar.

Mos vri veten dhe sot mik.

Prej vetmise se trishte rrethuar.

Biblioteka, ka rafte librash,

akoma,..te pa lexuar.

PLAGA E PAMJEKUESHME MES MODERNIZIMIT KOHOR

Sot ra shi, gjyma shi.

Magji frymezimi, thote nje poet.

Por ç’ fare mermerisin disa qenie?

Qe ne kete shekull modern puthin balten per dysheme, kasolleve.

Ata flejne, zgjohen.

Dhimbjet e tyre askush si degjon.

Mbi trupa te tej sfilitur ndihet renkimi ku je Zot, a ekziston?

Per ta nuk ka libra shendetsie.

Per ta nuk ka shtet, qeveri.

Ata, nuk dine shkrime.

Ankesa, nuk bejne kursesi.

Per ta, godet c’ do dite nje kembane.

Ata, qe sikur erdhen, largohen.

Mbetur pa miq, pa fare,

Pershendetur, prej zogjsh shtegetare.

Per ta, qiej te tere qajne.

Bubullimat,..bejne hatane. Brixhilda Dede @ 📖🖋2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *