JETA E PLAGOSUR

———————————-

Më brengos jeta ime sa herë që del tutje meje

Si një drenushë në pyll me përplot grabitqarë

Po nuk vonon, kthehet dhe hyn në gjoksin tim

Ku, si në ordinancë lufte, i jap ndihmë të parë

Prishtinë, 26 janar 2022

EPI PËR MARRËZINË E LIDHUR PËR DIREK HAMBARI

————————————————-

Jose Arcadio Buendia-n, që i kishte roitur mendja

Plak i huqur tmerrësisht, i padurueshëm në shtëpi

G. G. Márques e lidhi për një trungu të gështenjës

Përmes realizmit magjik te libri Njëqind vjet vetmi

E ne, si ta dimë që kemi shkarë zgripit në marrëzi

Në mendje të na farfurijnë vegime zinxhiri e litari

Të mbetemi në shtëpi, të hamë, të pimë… ta dimë

Se duhej të ishim mbërthyer në një direk hambari

Prishtinë, 25 janar 2022

“JETA”

—————————

Kur u përdor për herë të parë në jetë fjala JETË

Po të futej brenda “….” bota do të ishte ndryshe

Në mesin tonë do ishte i gjallë Xhordano Bruno

Helena e Trojës – vjehërr, e Mona Liza – gjyshe

Prishtinë, 22 janar 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *