E diela poetike me poeten;Jonida Sheholii

0

Uji i zemrës që ma ujitë jetën!

————————————————-

Letërsia, buka e vetme që ma ngop shpirtin!

Uji i zemrës që ma ujitë jetën!

Letërsi, toka ime, ku shkel hapat…

Të dua, të dua, të dua…,letërsi…

ZOTI një, TI,(poezi e prozë),për mua, dy.

Jam dashuruar në FRYMËZIMIN DHE POEZINË.

Vetëm kur shkruaj, gjej prehjen, suksesin e lumturinë.

SHIU NUK E LANË MALLIN TIM

Afër vazos së vrazhdë, tek qoshja e tavolinës

Dorën bëj bërryl, e gishtat i vendos mbi faqe

Një zhurmë, çuditshëm çukitë nga pas komodinës

Hedh frymëzimin e hidhur, e ndjesitë bëhen harqe

Me qëndrimin në profil, shikimet jasht pikasin

Zgjas kokën e vështroj, shiun që ka filluar të bie

E të reshurat, si me gjyma, sa shumë që zgjasin

Kohë e vranët, shpirtin në melankoli ma shpie

Përbrenda gufojnë drithërima, në xham kërcasin pika

Qindra gërsheta zymtësie, me shiun nga qielli zbresin

Meditimet, asfalte i shtrojnë veseve, mërzitshëm si riga

Gërrhasin si mugëtira e gulçimat në mua mbesin

E përgjumur jam, se nuk bëj një sy gjumë të plotë

Se shkëndija dashurie të mesnatës, më vënë në lojë

Zjarrminë le ta shuan, një gotë çaji i ftohtë

Jo të reshurat, që bien e ndjenjat i bëjnë plojë

O malli im, që në qerpik më je mbjellur

Përmallshëm reflekton në horizontin tim

Po vazhdove kështu, ke për t’më dehur

Në tonelata mallëngjimesh, të mban syri im

Gjithçka çfarë shoh e ndjej, e kam për mall

Dashurinë për babain, largësinë që na ndanë

I kam bërë folenë qysh moti në qepallë

Mallit tim të zhuritur, që shiu nuk ma lanë!…

E enjte 18 nëntor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *