Ata sy…

——————————

Dy sy gjithnjë kam kërkuar

qe te me çmojnë për çka Zoti me ka falur.

Te me ndjekin pa u turpëruar

edhe kur bota s’me pret krahëhapur.

Mes qindra sysh veç dy sy kërkoja,

qe nga shikimi im kah mos ndërronin,

Dhe kur ne vallëzim t,i ftoja,

mes qepallave te mia te flirtonin.

Ishte rraskapitëse por i gjeta ata sy,

Neper dy e nga dy , kur për sysh i kalova.

Unë qe mbahesha për vrasëse sysh,

sakaq tek ata sy perëndova.

S. Armata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *