Avokati i Thaçit: Prokuroria frikësoi dëshmitarët, i thirri si të dyshuar
Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, në seancën e sotme ka akuzuar ashpër Prokurorinë e cila sipas tij ka frikësuar dëshmitarë duke i thirrur si të dyshuar.Ai tha se Prokuroria ka folur “budallallëqe” kur ka akuzuar mbrojtjen se mund t’i frikësojë dëshmitarët.“Cili prej këtyre 157 dëshmitarëve të mbrojtur është frikësuar? A ka ndonjë provë? Të dëgjoj këtë budallallik. Ne duhet të paraqitemi përpara çdo interviste që bën mbrojtja, dhe dëshmitari s’mund të heq dorë. Është diçka që paraqitet nën maskën e frikësimit. Ekspertët ndërkombëtarë që nuk kanë mundur ZPS t’i marrë, mos janë kërcënuar vallë, mos i kanë dëgjuar të tjerë, sigurisht që jo. Problemi i gjykatës është se ata që po u paraqesin është klima e frikësimit për dëmtimin e klientit tim dhe të tjerëve. Më besoni, ZPS do të sjelli frikën e tyre aty. Individi që u thirr që u tha se është i dyshuar. I thanë që do të jetë i dyshuar. Dhe ka shumë dëshmitarë të tillë të frikësuar nga Prokuroria. Nuk donin të akuzoheshin, nuk donin të ngriteshin aktakuza ndaj tyre”, tha Keohe.Ai përmendi edhe një rast tjetër të një personi që refuzoi të dëshmonte.“ Një dëshmitar refuzoi të dëshmonte dhe përdori të drejtat e tij. Pse nuk u tremb ai? Kjo aktakuzë po pret që nga nëntori i 2020-ës, dhe Prokuroria nuk ka dalë me ndonjë dëshmitar që të thotë se është frikësuar”, tha në fund avokati Keohe.