Për 28 ditë u larguan 42 mjekë nga Kosova

0

                                   Ikja e mjekëve për në vendet evropiane është problemi kryesor me të cilin po ballafaqohet shëndetësia në Kosovë dhe motivimi i tyre nuk është vetëm çështja financiare por janë edhe kushtet e punës dhe mundësitë për shkollim. Në këtë të fundit, shteti duhet angazhohet që stafi mjekësorë të shkojë në shkollim jashtë vendit me kontratë që edhe të kthehen.Kështu u tha në tryezën me temën “Gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë– Kemi apo nuk kemi sistem shëndetësor funksional? – Kahja e reformës së nevojshme”, të organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.Si problematikë kryesore në këtë tryezë u përmend edhe ikja e punëtorëve shëndetësore, ku për 28 ditë u larguan 42 perona.Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se kjo tryezë ka për qëllim gjetjen e problemeve që po ndodhin në shëndetësi.Ai thotë se njëri ndër problemet kryesore në shëndetësi është ikja e mjekëve në vendet e Evropës, pasi që nuk kanë motivimin e duhur, e që sipas tij për 28 ditë janë larguar 42 persona.

Për më tepër ai thotë se duhet të fillohet të mendohet edhe për specializantët.

“Ne jemi të kënaqur që kemi dhënë 400 specializime, 2 mijë specializime, çka vetëm informata e fundit. Për 28 ditë 42 persona kanë shkuar është shumë e vërtetë ajo se çka ka thënë ministri se nuk mundemi t’i ndalim, por t’i ndalim sa të mundemi, dhe më besoni se në klinikën time ku janë prej 12 në ortopedi 4 nga më të mirët kanë shkuar…Prandaj një planifikim që kemi punuar ia kemi ofruar ministrisë një planifikim dhe askush nuk është marrë me të… Prandaj edhe të rinjtë po ikun që motivimi nuk është vetëm çështja financiare e motivimit, janë kushtet e punës, janë kushtet e ofensivave për shkollim. Ne i kemi shumë mirë me ligj , institucionet publike por edhe shteti duhet t’i sigurojë që të shkojnë edhe jashtë sepse po e them si është e mundur që të dal kardiokirurg i specializuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë ku bëhen vetëm tri procedura…Po ne do të qojmë dhe t’i mësojmë dhe e kemi kontratën që t’i kthejmë dhe në disa vende e kemi kontratën që do ta kthejmë”, tha ai.I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili tha se si ministri kanë për qëllim që në qendër të vëmendjes të jetë pacienti.“Është me rëndësi që të bisedojmë haptazi dhe të bëhemi pjesë e procesit të transformimit të shëndetësisë dhe shkencave mjekësore në Kosovë. Transformimi nuk mundet të bëhet në zyre ose në dhoma të bordeve të ndryshme, por transformimi i shëndetësisë bëhet aty ku janë mjekët, infermierët, laborantët dhe të gjithë ata që merrem më shëndetësi, duke pasur parasysh se ne e kemi deklaruar transformimin e shëndetësisë së Kosovës se në qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin dhe të bëhet në bazë të të dhënave shkencore dhe evidencës së problemeve që i kemi ne sot duhet të jetë e orientuar në hulumtimet shkencore dhe të mos jemi ne vetëm marrësh të dhënave shkencore por të jemi prodhues të dhënave shkencore dhe e gjithë kjo duhet të jetë e bashkuar me zhvillimet teknologjike në gjithë aspektin shëndetësorë, jo vetëm të dhënave të kartelës së pacientit por të gjithë elementet e tjera, duhet ta kemi shëndetësinë më të zhvilluar më të përparuar siç e ka bota sot”, tha ai.Latifi përmendi edhe shtatë shtyllat kryesore të shëndetësisë ku veçoi vetëm edukimin e mjekëve.“Ne jemi në një fazë kur vërtetë ndihmojmë shumë në rregullimin e shëndetësisë ngase e kemi caktuar 7 shtylla në të cilat ne duhet të fokusohemi për 10-20 vitet e ardhshme dhe më tutje. E këto shtylla i kam paralajmëruar disa herë…nuk po marrë kohë të hyjë në të gjitha këto, por me rëndësi është që vetëm një nga më kryesoret që mendoj se është edukimi i mjekëve, edukimi i specializantëve tonë sipas nevojave të shtetit tonë dhe sipas parashikimeve të ekspertëve që çka do të kemi nevojë për vitet e ardhshme. Prandaj unë e kisha quajtur më shumë think-tang(mendimtar) në kuptimin se ne duhet t’i diskutojmë të gjitha elementet e shëndetësisë së Kosovës sikurse janë të gjitha kapacitete njerëzore siç janë struktura e spitaleve, organizimi i spitaleve, e çështje të tjera…Unë ju ftoj të gjithëve të jeni ministra të shëndetësisë, pra e kam thënë edhe një herë po e them prapë me mëndu të gjithë si ministra të shëndetësisë, si kryeministra të Kosovës, si mjek të Kosovë, si shkencëtar të Kosovës”, tha ai. /Kp/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *