Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Prizren
Sot, ka vazhduar aksionin për lirimin e hapësirave publike në Prizren.Gjatë ditës janë ndërmarrë veprime në rrugët: “Jusuf Gërvalla”, “Fehmi Lladrovci”, “Beteja e Vërrinit”, “Shkelzen Draga” dhe rrugë të tjera brenda qytetit.“Hapësirat publike në këto zona janë liruar duke hequr pengesat e vendosura në hapësira publike në forma dhe mënyra të ndryshme. Janë larguar reklamat e vendosura në trotuare ose në hapësira të tjera publike siç janë shtyllat e ndriçimit publik dhe shtyllat e rrjetit elektrik”, thuhet në njoftim të Komunës së Prizrenit.