Agim Çeku i gatshëm ta vesh uniformën për të luftuar sërish me Serbinë

0

                       Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Agim Çeku, ka analizuar situatën në Ukrainë pas fillimit të luftës në këtë shtet, luftë e nisur nga Rusia.Çeku në cilësinë e ushtarakut ka folur edhe për rrezikun e përhapjes së luftërave edhe pjesë tjera të Evropës, pa përjashtuar këtu edhe provokimin që Serbia mund t’ia bëjë Kosovës, tha ai në emisionin Frontal.E në rast të një rreziku që Kosovës mund t’i kanoset nga ushtria serbe, ai është pyetur a është i gatshëm ta vesh sërish uniformën ushtarake? “Po. Një prej detyrave që ministria e mbrojtjes duhet ta bëjë është të bëjë një plan për pranimin e vullnetarëve. Në një rast të tillë nuk do të jem unë, por do të këtë shumë të tillë, veteranë….”, ka thënë Çeku.Ai ka thënë se ata që janë në krye të ushtrisë dhe institucioneve të Kosovës, duhet të mendojnë edhe për këtë skanarët e mobilizimit të vullnetarëve.“Duhet të ketë një plan ku të lajmërohen, ku të sistemohen, si të pajisen. Ndryshe nëse nuk ndodhë, atëherë do të krijohen vetë grupe dhe secili mund të krijojë ushtrinë e vet. Ne si vullnetar duhet të lajmërohemi, çka mundem me ju ndihmu, tregomani një vend ku mund të ndihmoj. Unë i jam i gatshëm – pa kushte”, ka thënë ish-ministri i Mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *