E diela poetike me poetin;Ismail Gashi
Përtypet
————————–
E shikon
E dëgjon
E kupton
Nën hije mrizon
Sa shumë përshkrues ka kjo jetë
Botë shiu e bore që s’bën dhe breshër të ketë
Përtypet si reshje atmosferike në këtë planet
Për këtë tokë-det
Me këtë univers që po rrëshqet
Secili noton për llogarinë e vetë
Nuk dalin me rrezitjen e diellit në breg
Të mirret vitaminë- D për imunitet
Përtypet nuk ja vlen të futet për tek thellësitë
Nuk është vendi e koha që bart qetësitë
Më mirë përqafuar me vetmitë
Nën flamuj melankolie
Përtypet
E shikon
E dëgjon
E kupton
Nën hije mrizon
Me dëshirën që e dëshiron
Mëson diçka të re Migjeniane.