Aleatët perëndimor njoftojnë se do krijohet task-forca transatlantike e sanksioneve
Masat e reja financiare të sapo shpallura nga BE, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe të tjerat që synojnë Rusinë do të plotësohen nga një task forcë transatlantike, sipas deklaratës së përbashkët.Kjo përpjekje “do të sigurojë zbatimin efektiv të sanksioneve tona financiare” duke identifikuar dhe ngrirë pasuritë e individëve dhe organizatave të sanksionuara, thonë ata.Grupi thotë se do të punojë gjithashtu me qeveritë e tjera për t’u “mohuar këtyre individëve aftësinë për të fshehur pasuritë e tyre në juridiksione anembanë botës”, shkruan BBC.Vendet perëndimore kanë vendosur tashmë sanksione ndaj disa institucioneve, zyrtarëve dhe elitave kryesore ruse, duke përfshirë edhe vetë presidentin Vladimir Putin.Ne qëndrojmë me popullin ukrainas në këtë orë të errët”, përfundon deklarata.