Frika për krizën e miellit, ministrja Hajdari flet për rezervat që ka Kosova

0

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se Kosova ka rezerva të grurit për tre deri në gjashtë muaj.Ajo tha se këto konstatime kanë ardhur pas takimeve me mullisët e vendit.“Në kontakt të vazhdueshme me kultivuesit e grurit, me shoqatat e mullisëve, ata na sigurojnë se për tre muaj deri në gjashtë muaj, popullata jonë nuk ka nevojë të brengosje. Sidomos sot në bisedën me shoqatën e mullisëve të rezervës shtetërore, në takim na thanë se nuk kemi nevojë për panik. Ju sigurojmë që kemi një qëndrueshmëri mjaft të mirë me rezervat e grurit dhe mallrave dhe nuk ka asnjë nevojë për panik”, deklaroi Hajdari.Më tutje ministrja tha se kanë siguruar edhe nga vendet e tjera zotime për furnizim me miell në rast se Kosova mbetet pa rezerva të grurit.“Për çështje sigurie kemi gjetur edhe kanale të tjera jashtë vendit përpos mullisëve që i kemi në vend. Kemi vende mike që e sigurojnë Kosovën se do ta furnizojnë me rezerva shtesë nëse ka nevojë në të ardhmen, apo pas disa muajsh nëse shprehet nevoja”, tha më tutje ajo.Më tutje, Hajdari tha se qysh vitin e kaluar kanë filluar blerjen e produkteve elementare.“Duke pasur parasysh nivelin jo të kënaqshme të rezervës në shtatë vitet e mëhershme, unë them me konfidencë të plotë që shteti ynë me të gjitha veprimet e nevojshme ka rritur sasinë e rezervës shtetërore. Kemi blerë mallra dhe naftë vitin e kaluar për nevojat rezervë por poashtu edhe në këtë vit. Kemi siguruar blerjen e mallrave rezervë sipas programit të rezervës shtetërore e që janë të listuar si produkte elementare, duke filluar nga gruri, nafta, produktet ushqimore dhe detergjentet”, tha ajo.Se nuk ka nevojë për panik e tha edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.“Duhet t’i sigurojmë qytetarët që nuk ka nevojë për panik. I kemi parë sot radhët e gjata para fabrikave të miellit. Ma kujtuan marsin e vitit 2020. Nuk ka nevojë për panik. Jemi siguruar mjaftueshëm dhe kemi siguruar kanale për furnizim në rast se ka mungesë”, ka thënë Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *