Zejet e vjetra buzë  ekzistencës

        Prizreni ,dikur me shumë më pak banorë kishte shumë më tepër këpucëtar, por, tani prodhimet e këpucëve  të lira kanë ndikuar drejtpërdrejt që  zeja e këpucëtarit në Prizren të shuhet  tërësisht  këpucarët e dikurshëm ishin këpucëtar të vjetër që për nevoja të të kohës  prodhonin opinga, qystele,këpucë  për fëmijë dhe mbathje të kohës. Këpucëtarët  e  më vonshëm vinin kryesisht nga familjet që dikur ishin famlije këpucëtarësh. I pari këpucëtar në Prizren thuhet se ka ardhur nga Budapeshti ku ai ishte në usta që në mbretërinë e hershme  kishte mësuar të bëjë regjjen e lëkurës më pastaj ta transferoj atë në punim mbathjesh ushtarake. Derisa ishte ndalur në  Prizren  ngase  regjjen e lëkurës në Prizren e bënin që në kohët e lashta. Për këtë fakt  edhe sot e kësaj dite lagjja ku ata punonin quhet “Tabakhane” Gojëdhëna thotë se në Prizren u mirëprit sepse filloi të prodhojë  këpucët  e para të kohës,ngase këtu ishin te  njohur ustallarët e e opingave. Të  parat kryesisht nga lëkura e buallicës e më vonë edhe nga lëkurat e tjera. Ata në trashëgimi  krijuan lëkurën e meshinit duke prodhuar përveç këpucëve edhe kolona për fishekë, opinga “krygali” të punuara prej lëkurës e të zbardhuara prej zhtavitjes e cila qepej mbrapsht e kthehej mbarë ku pastaj u qepej thembra me një pjesë lëkure,u shtohej rripi me mbërthecka dhe krijonte opinga për fëmijë që ndryshe I quanin edhe “qystele” .Si bazë e kishin lëkurën ë trashë  me sholla. Pastaj bënin maja zbukuruese dhe opinga llastiku dhe qepja nuk ju dukej fare. Ata prodhonin edhe takëme për kuaj shala të vendit “ bashibozuk{ që kështu quheshin,,kullona të ndryshëm,rregullonin zbukurime për kuaj,qafëza,jaka e kështu me radhë.  kanë ekzistuar mijëra vjet më parë  dhe krijimtaria e tyre ka përjetuar ndryshime të shumta.

            Ka mesi I shekullit  XVIII, krijuesi më I njohur i Prizrenit  ka qenë usta Riza Begu,deri në vitin 1818  thuhet se familja Bojniku këtë zeje e ka ushtruar në Bojnik të Leskovcit  pastaj e trashëguan bijtë ; Zejnullahu e Emërllahu, kurse po atë vit ka ardhur familja Hashimi nga Lebani I Leskovcit për ta përcjellur këtë traditë .te usta Riza Begu.  Zejen thuhet se e kanë mësuar shumë ustallarë  të tjerë siq ishin:Abdulla Osmani,Qamil Shaqiri, Hamdi Bytyqi pastaj vijnë djemt Muahmedit,Selim Dorambari,Isa Ameti,Zeqo Baruti,Rraif  Ajgeri,Ali Gashi,deri tek familja e Halit  Spahiut,Ismajl Qemjalit, Rifat Memishit duke ardhur tek familja e Ajrullah Tabakut,Hazër Alltiparmakut,Sefedin Laçit pastaj Ramiz Potori e kështu me radhë. Ndërkaq duke parë nevojën e madhe dhe duke shfrytëzuar dijen,punën dhe angazhimin e shumë këpucëtarëve të Prizrenit në vitin 1970  të gjithë këta përbashkohen në një punë të përbashkët pë r të formuar më vonë fabrikën e këpucëve  “Komuna”.

       Ilir Hodaj, këpucëtar nga Prizreni që vetëm në rrugën e  “Saraçëve”, rrugë që dikur  kryesisht këtu punon  këpucëtarët, jakaxhinjtë, samarxhinjtë etj,duke folur për “Kosova sot” pohon se tani e 24 vjet ushtron zejen e këpucëtarit, por tani është  vështirësuar mbijetesa e këtij zanati. Mezi arrin të  sigurojë një pagë  prej 150 deri në 200 euro në muaj. Prizreni tani nuk i ka as dhjetë këpucëtarë, ngase çmimi i ultë  i këpucëve  ka bërë  që kjo zeje  edhe mund të shuhet tërësisht, pohon ai. Dikur vetëm kjo rrugë  i kishte mbi 12 punëtori këpucëtarësh e tash  kaq nuk as i gjithë  qyteti. Me këtë zeje shumë vështire jetohet. Por, nëse vazhdon kështu  nuk e  besojë se kjo zeje  do të  mbijetojë  më  në Prizren. E di se  edhe në shtet me  traditë të lashte   qytetërimi kanë  këpucëtar si në Gjermani apo Francë, por, këtu tashmë  është  bërë  tregu  si” tregu i Kinës  më siç  thuhet  pohon ai. Ngase tani mund të gjenden edhe  me 5 euro një palë “këpucë të reja, derisa ka raste kur po kaq apo edhe me shumë  ndoshta  duhet  për të rregulluar një palë këpucë. Derisa sa i përket prodhimeve të dorës ato pak shiten dhe për shkak  të tregut  nuk mund të  prodhohen ngase më shtrenjtë është prodhimi i tyre se sa që mund të shiten ato.

  Derisa prof Sylejman Randobrav /tashmë i ndjerë/  pati  pohuar se   është një  krizë  e tanishme por,shpejt do të rikthehet vlera e zejeve të vjetra në këtë këtë qytet dhe në gjithë botën. Në Prizren  përmes Qendrës për Demokratizim dhe Integrim/ QPDI/  është bërë  një shtytje e dukshme që zejet e vjetra e Ilir Hodaj pohonte tani e 34 vjet ushtron zejen e këpucëtarit, por tani është  vështirësuar mbijetesa e këtij zanati. Mezi arrin të  sigurojë një pagë  prej 150 deri në 200 euro në muaj. Prizreni tani  nuk i ka as dhjetë këpucëtarë, ngase çmimi i ultë  i këpucëve  ka bërë  që kjo zeje  edhe mund të shuhet atërisht veçanërisht edhe kjo e këpucëtarëve të  gjejnë subvencione  me mjete materiale apo ndihma të  tjera.
                           Q.THAÇI