Kuvendi i kërkon Qeverisë të ndajë një fond të veçantë për popullin e Ukrainës
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme parlamentare ka miratuar rezolutën në mbështetje të popullit të Ukrainës. Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca ka thënë se me këto rezolutë i japin mbështetje të plotë popullit të Ukrainës, të cilët po mbrohen nga sulmi pushtues i Rusisë.Konjufca po ashtu ka thënë se përmes kësaj rezolute Kuvendi i kërkon Qeverisë që të ndaj një fond të veçantë për popullin e Ukrainës.Po ashtu aty shprehet kërkesa e Kuvendit ndaj qeverisë për gatishmërinë për strehimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina.