E diela poetike me poetin;Sahit Osmani
TRIMAT E QËNDRESËS
(Luftëtarëve të UÇK-së, të fsh.Randobravë,
sot Qëndresë)
—————————
Dridhet toka si një tërmet i fortë
gjylet e topave godasin si rrufe
lisat n’male lidhen degë më degë
dhe bëhen mburojë e luftës,
u ngjajnë mureve të kështjellave
Në male të Ujarit e të Mileskës
rreth e rrotull nga çdo anë
janë ngrit trimat e Qëndresës
aty ku rrënjët i ka liria
hapin krahët si shqiponjat
i kapin armët i ndezin zemrat
gjylet e topave ngjoks i shkrijnë
Trima stoikë e zemërmëdhenj
e mbajnë truallin mos t’u shembej
këta burra që i ka lindur dheu
armikut tokën ia shembin nën këmbë
ia shembin pabesitë,kurthet, intrigat
të mosgjunjëzuar dhe në dyluftim
mbahen në këmbë gjersa mbi atdhe
si diell të shkëlqejë LIRIA!