E diela poetike me poeten:Nasia XHemalaj
NUK ISHTE SHËN VALENTINI.
—————————————–
Kur më fishkëlleje poshtë dritares,
lëkura më vishej morrnica zjarri,
streha jonë, larg syrit e gojëve të liga,
lëndina pas shtëpisë, me xixëllonja,
e stromën e barit.
Të parat puthje si shkëndija zjarresh,
në lakuriqësinë musht të dashurisë,
kafshuam buzët e “mollën e ndalueme”,
ish’ ditë e zakontë, si të gjitha ditët, sigurisht.
___________________________________
KËSHTU ËSHTË DASHURIA.(Per Shën Valentin)
Një trëndafil këpute sot,
dhe në se gjëmbi të shpon,
kështu është dashuria, me gjëmbat e hidhur,
me pjalmin e ëmbël që shpirtin lumturon.
Trëndafil që petalet shpërndan si puthjet,
e puthjet si hoje mjalti në buzë,
kam mbjellë farën tënde në baçen e zemrës,
që mos të më vyshkesh në jetë kurrë.