E diela poetike me poetin;Bedri Tahiri
Vdekja ç’qenka vdekje
————————————–
Vdekja nuk qenka vdekje
Vdekje qenka harrimi, ligësia
Pangopësia, mohimi, injorimi
Që për të gjallë përjetohen
Sa urtake na qenkësh jeta
Secilit hisen e vet me drejtësi:
Shumë të gjallëve- VDEKJEN
Gjithë të rënëve – PËRJETËSI!
Prekaz, 5 mars 2022