Dy gra u kanosën në Prizren
Dy raste të kanosjes ndaj gruas janë shënuar gjatë ditës së djeshme në Prizren.Sipas raportit policor, një burrë dyshohet se i dehur në një lokal ka kanosur një grua.Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë pa municion.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Ndërkaq në rastin tjetër, është arrestuar pasi që ka kanosur grua, por nuk janë dhënë detaje tjera. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.