Çaste festive me poeten;Taena Mata
G E Z U A R 7 M A R S I N
—————————————
Dhe 7 marsi i këtij viti erdhi i mirëpritur,
Ndryshe, nga ata më parë të përjetuar,
Diçka brenda nesh duket është ndrydhur,
Por asgjë s’na pengon për t’ju uruar;
Ju me shpirtin plot dritë e dhëmbsuri
Të duruarit, të mënçurit, gojëmjalët,
ju që dritën shpërndani në çdo filiz-njeri
Gëzuar 7 Marsin Mësues/e të dashur !!!
Më kujton vajtjen në shkollë për herë të parë, kjo ditë,
Ditën e parë, kur shkela për herë të parë, në portën e dijes,
Kur për herë të parë, Mësuesja ime m’u shfaq ndër sytë
Se besoni, m’u duk aq e ngjajshme me Nënën time.
E ndrojtur… me lulet në dorë i’u afrova,
Embël u qesh pakëz, më tepër i qeshën sytë e zi,
Dëgjova – mirëseerdhe ëngjëll- e u emocionova,
E desha që atë çast, e dua njëlloj edhe tani… e deri në pafundësi.
TaEna
07.03.2022